Irani dhe SHBA-të ndalojnë sulmet, takim të martën në Katar për Ngushticën e Hormuzit

Lajmi është publikuar nga Axios, duke cituar zyrtarë të administratës së presidentit Donald Trump, ndërsa një informacion i ngjashëm është raportuar edhe nga CNN, bazuar në burime të Shtëpisë së Bardhë.
Sipas raportimeve, palët kanë rënë dakord të ndërpresin “për momentin” të gjitha operacionet ushtarake, me synimin për të krijuar hapësirë për negociata dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
“Kemi vendosur të ndërpresim të gjitha veprimet kinetike”, citohet të ketë deklaruar një zyrtar amerikan për Axios, duke përdorur termin ushtarak për operacionet sulmuese.
Një tjetër burim nga administrata amerikane tha se marrëveshja parashikon pezullimin e sulmeve nga të dyja palët dhe garantimin e lëvizjes së lirë të anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje më afatgjatë.
Sipas raportit, Teherani është zotuar të sigurojë kalimin e lirë dhe të sigurt të anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret detare më strategjike në botë për transportin e naftës dhe gazit.
Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara thuhet se kanë rënë dakord të heqin bllokadën e porteve iraniane në Gjirin Persik.
Bisedimet në Katar konsiderohen si një hap i rëndësishëm drejt stabilizimit të situatës, megjithëse deri tani Shtëpia e Bardhë nuk ka bërë një koment zyrtar mbi raportimet.
Njoftimi për uljen e përkohshme të tensioneve erdhi vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump lëshoi paralajmërime të reja ndaj Iranit.
Gjatë një deklarate të shtunën në mbrëmje, Trump tha se po shqyrton mundësinë e urdhërimit të rifillimit të operacioneve ushtarake për të “përfunduar punën”, duke paralajmëruar gjithashtu se Irani “do të pushonte së ekzistuari” nëse do të merrej një vendim i tillë.
Ndërkohë, vëmendja e komunitetit ndërkombëtar mbetet e përqendruar te rezultati i bisedimeve në Katar, të cilat mund të përcaktojnë nëse armëpushimi i përkohshëm do të shndërrohet në një marrëveshje më të qëndrueshme.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
S'ka më “E Keqja më e Vogël”
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128