Bëhet baba për herë të dytë, Erion Veliajt i aprovohet leja 48 orëshe nga SPAK, mbërrin në maternitetin “Koço Gliozheni”

Kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme eja dhe momentalisht është duke udhëtuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.
Mësohet se Veliaj ka mbërritur tashmë në maternitet, ndërsa leja e siguruar nga Prokuroria e Posaçme ka një afat prej 48 orësh. Nuk është vendosur ende nëse Veliaj do të qendrojë në maternitet edhe gjatë natës.
Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg.
Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.
Po ndodh...
Protesta si "Arka e Noes" për PD, por Berisha duhet të zbresë...
ide
Revolucioni si alternativë ndaj tranzicionit pa fund
“Po kontrolloj rënien!”
Protesta si bekim: Fitorja e madhe që shumë ende nuk e shohin
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128