Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet e posaçme po shkatërrojnë Shqipërinë

24 June 2026, 19:44 / AKTUALITET ALFA PRESS
Studiuesi Behar Gjoka i bashkohet protestës kundër Ramës: Ligjet

 

Protestës në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama i është bashkuar edhe një profesor i Letërsisë, i cili ka renditur disa argumente të rëndësishme pse kjo protestë nuk duhet të ndalet.

“Po filloj nga më e thjeshta, u vendos taksa e arsimit, e përkohshme. Jo vetëm që u kthye në disa vite, por edhe është rritur. Ne paguajmë ujin që nuk është i pastër, paguajmë korrupsionin, paguajmë dhunën, do të thosha, shtetërore.

Nuk ka administratë që ta gjesh në punë. Shpërfillja e qytetarit, mohimi i të drejtës së tyre të përfaqësimit është thelbi i demokracisë. Në këtë kuptim, mendoj se kush ka mundësi duhet t’i dalë për zot vetes, ta dëshmojë atë të drejtë që i është dhunuar”, tha ai.

Gjoka theksoi gjithashtu se përdorimi i ligjeve të posaçme po ndikojnë negativisht në jetën e qytetarëve dhe në të ardhmen e vendit.

"Tani jemi në situatën e shpërdorimit me ligj. Ligjet e posaçme janë ato që po shkatërrojnë Shqipërinë, jetën e qytetarit, të nesërmen, dhe mendoj që, nëse kupa u derdh, nuk e kuptoj se çfarë ka mbetur për të bërë në dëshmimin e kësaj të vërtete”, u shpreh profesori për news24.

 

Po ndodh...