“Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit", Argjentina uron Messi-n në 39 vjetorin e lindjes!

24 June 2026, 17:34 / SPORT ALFA PRESS

“Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit", Argjentina uron

 Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit botëror” - Leo Messi, sot më 24 korrik feston 39-vjetorin e lindjes dhe e gjithë Argjentina e duartroket dhe e uron.

Duke nisur nga kombëtarja Albiceleste e drejtuar nga Lionel Scaloni me këtë të fundit që i bëri një urim special për ‘Diez’ e saj.

“Gëzuar ditëlindjen, kapiten” - ishte mesazhi i shokëvë të tij të skuadrës në kombëtaren ende kampione e botës.

“Njeriu që ndryshoi historinë e futbollit", Argjentina uron

Po kështu e gjithë media argjentinase i dedikuan një hapësirë të gjerë ditës speciale të yllit të futbollit botëror me të përditshmen ‘Ole’ që pyeti tifozët: “Çfarë do t’i dhuronit Messit”?

Nga ana e tij Leo Messi në profilin e tij në Instagram postoi një video ku ai shfaqej duke u stërvitur në palestër, ku në sfond dëgjohej kënga e një bande muzikore argjentinase me titullin ‘Toka e kampionëve’.

 
 

Po ndodh...