Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President nëse bashkohet opozita

24 June 2026, 18:25 / KOSOVA ALFA PRESS
Haradinaj ‘hap kartat’ ndaj Kurtit: Kandidoj për President

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka rikonfirmuar gatishmërinë për ta shqyrtuar kandidimin për President të vendit, nëse kjo i kërkohet nga opozita e bashkuar.

Për KosovaPress, Haradinaj ka përsëritur qëndrimin se nuk pranon asnjë ofertë për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin.

“Opozita mundet pra, me hy e me qenë faktor në marrjen e fatit të vendit në dorë, duke pasur një kontratë mes vete edhe një kandidaturë për President. Nëse dikush nga opozita e merr mbështetjen e opozitës, gjithsesi që do ta mbështesja, nëse do të isha do ta shqyrtoja. Pra, nuk jam kandidat, nuk kam kushte, nuk kam kërkesë për askënd. Ne nuk bëhemi pjesë e qeverisjes ose vazhdimit të qeverisjes Kurti, se e kemi shpjeguar disa herë sa e dëmshme edhe sa humbje është për Kosovën”, tha Haradinaj.

Haradinaj e cilësoi si jetike për Kosovën, uljen e përkrahjes për Albin Kurtin, pasi sipas tij, ai po zbaton një agjendë të dëmshme për vendin.

“Ne po jetojmë në epokën Kurti, që i vjen ai kur ka një, 40% ose mbi 40 deputetë, do ta zbaton agjendën e tij në Kosovë. Ndikimi jonë, ose ne do të mundshim me jetu jo vetëm në epokën e tij por edhe në epokën e të tjerëve, sikur të kishim një kontratë të përbashkët si opozitë. Pra, AAK dhe LDK, PDK, edhe një plan konkret, një kandidaturë konkrete”, shtoi Haradinaj.

Po ndodh...