ZYRTARE/ U akuzua kot për dhunë, Anis Mehmeti mëson vendimin e klubit të Premier Ligë për trajnerin
23 Qershor 2026, 18:36 / SPORT

Geri O’Neil është zyrtarisht trajneri i ri i Ipsuiç. Anis Mehmeti do të punojë me teknikun 43-vjeçar në Premier Ligë.
Eksperienca e Geri O’Neil me Strasburg në Francë zgjati vetëm disa muaj, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2029. Firma me Ipsuiç ndërkohë vlen pikërisht për tre vitet e ardhshme.
Më parë ka drejtuar në Angli edhe Ullvërhempton me Bornmuth. Tashmë është gati për një tjetër eksperiencë të re.
O’Neil akuzohej në prillin e vitit 2023, që kishte kërcënuar arbitrat në dhomat e zhveshjes. Më pas doli i pafajshëm nga akuza për dhunë, edhe pse u konfirmua që ka pasur sjellje të pahijshme.
Nga Bornmuth dhe Ullvërhempton është shkarkuar. Besimi tek ai qëndron se këtë herë do bëjë më mirë me Ipsuiç.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128