Shqiptarët në revoltë prej 24 ditësh, nis organizimi në sheshin “Skënderbej”! Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kastës së vjetër
23 Qershor 2026, 19:08 / AKTUALITET

Ka nisur protesta e 24-të masive në Tiranë. Qytetarët janë organizuar fillimisht në sheshin “Skënderbej”, dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama.
Protesta konsiderohet si kulmi i mobilizimit qytetar pas mbi tri javësh demonstrata të pandërprera.
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128