Zazzaroni: Futbolli italian në krizë strukturore, mungesa në Botëror kushton mbi 1 miliard euro

3 Prill 2026, 20:31 / SPORT ALFA PRESS

Zazzaroni: Futbolli italian në krizë strukturore, mungesa në

Kriza e kombëtares italiane sipas Ivan Zazzaronit: sistem, ekonomi dhe klube në trasformim
Në një analizë të thelluar mbi gjendjen e futbollit italian pas skualifikimit të kombëtares italiane të futbollit nga Botërori 2026, gazetari dhe Drejtori Sportiv i Corriere dello Sport. Ivan Zazzaroni, në një bisedë me gazetaren Alba Kepi, thekson se problemi i kombëtares nuk është i rastësishëm, por struktural, ekonomik dhe sistemik.

Pak orë pas eleminimit nga gara pwr Kampionatin Botëror, ka dhënë dorëheqjen Presidenti i Federatës italiane të futbollit Gabriele Gravina, “E pritishme”, është komenti i parë i Ivan Zazzaroni, zgjedhje emotive, fiziologjike, natyrale e shtyre dhe nga poliika e nga Ministri i Sportit Abodi.

Ai e quan po ashtu të drejtë dorëheqjen e Gigi Buffon në rolin e kyremenaxherit të projektit te Italia-s në Botwrorin e 2026
E lajmi i fundit është se the trajneri i skuadrës se kombëtares Gattuso ka dorezuar dorwheqjen e tij.


Sipas Drejtorit të Corriere dello Sport, futbolli italian ndikohet nga një ekonomi klubesh futbolli që nuk është e shëndetshme në shumicën e rasteve: vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre janë realisht të qëndrueshme financiarisht. Ai vlerëson se në Serie A, vetëm pak klube mund të konsiderohen ekonomikisht të forta dhe stabile në mënyrë të qëndrueshme.
Zazzaroni shpjegon se shumë klube italiane janë transformuar në modele biznesi të bazuara kryesisht te shitja e lojtarëve.
Ai përmend si shembull Atalanta BC, e cila ka fituar rreth 400–500 milionë euro duke shitur lojtarë dhe duke ndërtuar një sistem të qëndrueshëm ekonomik përmes “trading”-ut.
Vetëm 3 klube të mëdha si AC Milan, Inter Milan dhe Juventus FC, sipas tij, janë gjithmonë në gjendje të mirë ekonomike dhe shpesh varen nga ekuilibri financiar. E ndër 20 klube futbolli vetëm 2 prej tyre janë me ekonom të shëndoshë.
Për shumë klube italiane, objektivi kryesor nuk është më titulli, por kualifikimi në UEFA Champions League, sepse të ardhurat prej 60–70 milionë eurosh janë vendimtare për mbijetesën financiare. Nuk ka rëndësi rezultati sportiv por hyrjet, fitine ekonomike.
Sipas Zazzaronit, futbolli italian është transformuar plotësisht. Fitimi ekonomik është bërë prioritet, rezultati sportiv ka më pak rëndësi, klubet jetojnë “ditë pas dite”, mbijetesa financiare është më e rëndësishme se projektet afatgjata
Ai thekson se disa klube synojnë vetëm të hyjnë në katër vendet e para, dhe jo domosdoshmërisht të fitojnë kampionatin. Kjo situatë, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në kombëtaren italiane.
Klubet nuk prodhojnë mjaftueshëm lojtarë italianë, mbështeten te lojtarë të huaj, nuk investojnë në zhvillim afatgjatë
Si rezultat, kombëtarja vuan mungesën e lojtarëve të fortë dhe të përgatitur në nivel ndërkombëtar.

Kombëtarja si “peshë” në sistem
Zazzaroni thekson se për italianët, kombëtarja është kthyer në një peshë, sepse nuk është në qendër të projektit të futbollit.
Në vende të tjera, si Brazili, kombëtarja është në qendër të zhvillimit të futbollit. Në Itali, shpesh shihet si një bezdi, sepse klubet nuk duan të humbasin lojtarët gjatë kampionatit. Madje ka klube që deklarojnë se lojëtarët e tyre janë sëmurë e që nuk është e vërtetë, pë të mos i cuar në kombëtare.
“Duhet, u shpreh ai, një projekt 8-10 vjecarë për të punuar për Kombëtaren”.

Problemi i sistemit të garave
“Në disa vende, kampionatet ndalen për ndeshjet e kombëtareve, ndërsa në Itali ndodh e kundërta: kampionati vazhdon dhe kombëtarja përshtatet. Ka raste kur klubet nuk i dërgojnë lojtarët, duke pretenduar dëmtime ose mungesë forme. Kjo tregon një mungesë ekuilibri mes klubeve dhe kombëtares”, shprehet Zazzaroni.
Humbja e kombëtares ka edhe pasoja emocionale dhe sociale:humbje për mediat dhe gazetat humbje për televizionin dhe të drejtat e transmetimit, humbje e besnikërisë së tifozëve Sot ka edhe të rinj 20-vjeçarë që nuk e kanë parë Italinë të fitojë Botërorin.
Italia, sipas tij, prodhon talente, por nuk di t’i nxjerrë në “vitrinë”.

Kriza e besimit dhe futbolli modern
Zazzaroni thekson se kombëtarja italiane jeton gjithmonë në emergjencë, gjë që është e pazakontë për një vend si Italia.
Edhe pse Italia ka potencial dhe fantazi futbolli, sipas tij, duket sikur ka humbur aftësinë për ta shndërruar këtë talent në sistem te qëndrueshëm.
Ivan Zazzaroni thekson se humbja e kombëtares nuk është vetëm emocionale apo rastësore, por edhe ekonomike dhe strukturore. Ai nënvizon se problemi nuk zgjidhet me ndryshim emrash apo trajnerësh, por me reformim të sistemit të futbollit italian, i cili sot është i dominuar nga interesat ekonomike të klubeve dhe jo nga zhvillimi i kombëtares.
Drejtori i Corriere dello Sport informoi se më 22 qershor do të zhvillohen zgjedhjet e reja per Presidentin e Federates e se ai mbështet kandidaturën e Malago , ish President i Komitetit Olimpik Italian.

Mungesa e Italisë në Botëror: mbi 1 miliard euro humbje për futbollin dhe ekonominë


Mungesa e Italisë në Botërorin 2026 përfaqëson një goditje të rëndë jo vetëm sportive, por edhe ekonomike, me humbje që prekin disa sektorë të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me futbollin.
Sipas vlerësimeve të ndryshme, dëmi total ekonomik mund të kalojë shifrën e 1 miliard eurove, duke e bërë këtë një nga krizat më të mëdha financiare për futbollin italian në vitet e fundit.
Në nivelin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), humbjet direkte vlerësohen rreth 30 milionë euro. Këto përfshijnë afërsisht 9 milionë euro nga shpërblimet e FIFA-s për pjesëmarrje, rreth 1.5 milionë euro për kostot e përgatitjeve për turneun, rreth 9.5 milionë euro nga marrëveshja me Adidas për mungesën e ekspozimit në Botëror dhe rreth 10 milionë euro nga mungesa e të ardhurave të merchandising-ut dhe sponsorëve të rinj.
Përtej federatës, ndikimi ekonomik zgjerohet ndjeshëm në sektorin e marketingut dhe reklamave, ku humbjet vlerësohen rreth 100 milionë euro. Këto përfshijnë mungesën e fushatave ndërkombëtare, rënien e vlerës së sponsorëve globalë dhe mungesën e ekspozimit mediatik gjatë një eventi si Botërori, i cili zakonisht gjeneron shikueshmëri të jashtëzakonshme në tregjet kryesore ndërkombëtare.
Një tjetër komponent i rëndësishëm është ai i tregut të basteve sportive, ku mungesa e Italisë në turne sjell një ulje të ndjeshme të qarkullimit. Humbjet në këtë sektor vlerësohen mes 500 dhe 600 milionë euro, duke përfaqësuar pjesën më të madhe të ndikimit indirekt ekonomik.
Në total, duke përfshirë humbjet direkte dhe ato indirekte, ndikimi financiar i mungesës së Italisë në Botëror shkon përtej 1 miliard eurove, duke prekur jo vetëm strukturën e futbollit, por edhe një zinxhir të gjerë ekonomik që lidhet me reklamat, median, konsumin dhe industrinë sportive në tërësi.

Po ndodh...

ide