Arrestohen për trafik narkotikësh 19 shqiptarë në Itali, si porositej droga përmes WhatsApp

Një operacion i gjerë i Policisë italiane ka çuar në arrestimin e 20 personave, 19 prej të cilëve shqiptarë, të akuzuar për shpërndarje droge dhe veprime të tjera kriminale.
Sipas mediave të huaja, organizata kriminale, përdorte mbështetje nga disa italianë dhe aktivitete tregtare të ligjshme, si qendra telefonike dhe shërbime ‘money transfer’, për të menaxhuar shpërndarjen dhe pastrimin e parave.
Shpërndarja e drogës bëhej në mënyrë të sofistikuar, ku blerësit kontaktonin përmes aplikacionit WhatsApp disa numra italianë.
Një ‘centralist’ merrte porosinë dhe dërgonte shpërndarësin në vendin e takimit, duke ruajtur anonimitetin e të dy palëve dhe duke e bërë më të vështirë zbulimin nga policia.
Gjatë operacionit janë sekuestruar mbi 600 gramë kokainë, 80 gramë kanabinoidë dhe 38,376 euro të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti kriminal. Hetimet kanë identifikuar gjithashtu 40 përdorues droge, të moshës 25-60 vjeç, të gjithë banorë të Piacenzës.
Shtetasit e huaj të arrestuar janë dëbuar nga Italia dhe riatdhesuar në Shqipëri, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e pjesëtarëve të tjerë të rrjetit dhe për të parandaluar transferimin e paligjshëm të parave jashtë vendit.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128