Rruga e frikës në Torovicë të Lezhës, shkëmbinjtë rrezikojnë jetën e kalimtarëve

Banorët tregojnë se jetojnë nën frikë të vazhdueshme, pasi shkëmbinjtë kanë nisur të lëvizin dhe të shkëputen nga masivi. Sipas tyre, çdo kalim në këtë rrugë është një rrezik real, sidomos për familjet dhe automjetet që qarkullojnë çdo ditë në këtë aks të frekuentuar edhe nga udhëtarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ata kujtojnë me dhimbje një ngjarje tragjike të ndodhur disa vite më parë, kur si pasojë e rrëshqitjes së gurëve humbën jetën dy vëllezër dhe gruaja shtatzënë e njërit prej tyre. Për banorët, kjo është prova më e qartë e rrezikut që vazhdon të kërcënojë zonën.
Sipas dëshmive, institucionet kanë qenë në dijeni të situatës dhe kanë kryer inspektime në terren, por ndërhyrjet konkrete kanë munguar për një kohë të gjatë. Ata theksojnë se në zonë ka banesa dhe se çdo moment mund të përsëritet një tragjedi.
Nga ana tjetër e pyetur nga Fiks Fare, Bashkia e Lezhës pranon se problemi është i njohur dhe i vazhdueshëm. Sipas përfaqësuesve të saj, është kërkuar ndërhyrja e strukturave të specializuara dhe është hartuar një plan për stabilizimin e zonës, me një fond të dedikuar nga emergjencat.
Megjithatë, pas denoncimit të situates nga Fiksi, kanë nisur punimet në terren. Forcat përkatëse kanë ndërhyrë për largimin e shkëmbinjve të rrezikshëm dhe stabilizimin e zonës.
Banorët shprehen për Fiks Fare se situata tashmë ka filluar të përmirësohet, duke theksuar se për vite me radhë kishin mbetur të pambrojtur. /Emisioni Fiks Fare
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128