Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë në Uashington javën e ardhshme për bisedime me Trump

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të qëndrojë në Uashington nga 8 deri më 12 prill, ku do të zhvillojë takime me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.
Vizita vjen në një periudhë tensioni mes SHBA-së dhe aleatëve europianë, pas kritikave që Trump ka bërë ndaj disa vendeve për qëndrimet e tyre në marrëdhënie me konfliktet ndërkombëtare dhe pas paralajmërimeve për mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga NATO.
Gjatë qëndrimit të tij, Rutte do të mbajë një fjalim dhe do të marrë pjesë në një diskutim publik të organizuar nga Ronald Reagan Presidential Foundation më 9 prill.
Nga 10 deri më 12 prill, ai do të marrë pjesë edhe në takimin e Bilderberg Group, një forum ndërkombëtar që mbledh zyrtarë dhe figura të rëndësishme nga SHBA dhe Europa.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128