Taulant Seferi realizon dopietë në Turqi
7 Nëntor 2025, 18:10 / SPORT

Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi.
Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopjetë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.
Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone.
Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë.
Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave te Liga e Parë turke, si dhe regjistron katër asistime.
Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë.
Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit.
Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Nga Kreshnik Spahiu
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Nga Arian Galdini
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


