Surprizë e madhe për Armando Brojën, legjenda e Liverpulit gati të marrë drejtimin e skuadrës

26 Prill 2026, 16:01 / SPORT ALFA PRESS

Surprizë e madhe për Armando Brojën, legjenda e Liverpulit gati

Bërnli do të bëjë ndryshime, pasi sezoni rezultoi i dështuar. Rënia në Championship bën që klubi të mendojë largimin e trajnerit Skot Parker, ndërsa sapo është shfaqur një emër në skenë.

Bëhen fjalë për Stiven Xherard, që mund të bëhet trajneri i ri i Bërnlit. Legjenda e Liverpulit është pa ekip, pasi e mbylli në janar me Al-Etifaq.

Për të, do të ishte eksperienca e parë në Championship. Më parë në elitën e futbollit anglez drejtoi Aston Vilën.

Armando Broja është po ashtu në pritje, për të mësuar emrin e trajnerit të ri. Një cikël i ri do fillojë për Bërnlin në edicionin e ardhshëm.

Po ndodh...