Atentati në Lezhë, identifikohet një nga viktimat, humbi jetën me bashkëshorten në vendngjarje (EMRI)

26 Prill 2026, 15:39 / AKTUALITET ALFA PRESS
Atentati në Lezhë, identifikohet një nga viktimat, humbi

Detaje të reja dalin nga atentati i rëndë i ndodhur në Balldren të Lezhës, ku një automjet tip Audi Q7, me ngjyrë të zezë, u qëllua me breshëri plumbash.

Sipas informacioneve më të fundit, një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij. Çifti dyshohet se ka humbur jetën në vend si pasojë e të shtënave.

Automjeti në të cilin ndodheshin është gjetur i bërë shoshë nga plumbat, ndërsa autorët dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të mirëorganizuar, duke i zënë pritë.

Po ndodh...