Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

26 Prill 2026, 15:56 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Akuza për tradhti, Megan Thee Stallion ndahet nga ylli i NBA

Megan Thee Stallion ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen nga ylli i NBA-së, Klay Thompson, duke i dhënë fund në mënyrë të papritur një romance që kishte tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Lajmi u bë publik të shtunën përmes një serie postimesh në Instagram Story nga vetë reperja, e cila nuk hezitoi të shprehë hapur zhgënjimin e saj. Në mesazhet e ndara me ndjekësit, ajo akuzoi Thompson për tradhti dhe theksoi se prishja e besimit ishte arsyeja kryesore që e çoi marrëdhënien drejt fundit.

“Besimi, besnikëria dhe respekti janë të panegociueshme për mua në një marrëdhënie, dhe kur këto vlera kompromentohen, nuk ka rrugë të vërtetë përpara. Po e shfrytëzoj këtë kohë për t’i dhënë përparësi vetes dhe për të ecur përpara me paqe dhe qartësi”, u shpreh ajo në një nga postimet.

Sipas deklaratave të saj, Megan ka qëndruar pranë basketbollistit gjatë gjithë sezonit të fundit të NBA-së, duke e mbështetur edhe në momentet kur, sipas saj, ai tregonte ftohtësi në raportin e tyre. Kjo, sipas artistes, e bën zhgënjimin edhe më të thellë.

Romanca mes dyshes kishte nisur gjatë verës së kaluar dhe u bë shpejt publike, duke u komentuar gjerësisht nga fansat. Megjithatë, ndonëse dukej si një lidhje e konsoliduar, zhvillimet e fundit tregojnë se marrëdhënia kishte probleme të brendshme që nuk u bënë të ditura më herët.

Deri më tani, Klay Thompson nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të ngritura nga Megan Thee Stallion.

Po ndodh...