Spektakël në derbi, Vinicius tërheq Realin, nuk lejon Barçën të “arratiset”, Arbeloa: Jam i lumtur, fitore e madhe

Spektakël, gola fenomenal, lojë e fortë për çdo top, kartonë, në fund, derbi i Madridit i shkon Realit, me ekipin e Arbeloa-s që triumfoi 3-2 duke mos lejuar Barçën të arratiset, ruan diferencën prej 4 pikësh, në një kohë kur ekipi i Hansi Flick kaloi me sukses edhe pengesën Rayo Vallecano.
Në “Bernabeu”, ishte Atletico që kaloi e para në avantazh, pas një aksioni shumë të bukur i finalizuar nga Lookman. Histori e këtij derbi ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku brenda 3 minutash Reali përmbysi gjithçka.
Fillimisht ishte Vinicius jr, me yllin brazilian që konvertoi në gol një penallti të fituar nga Brahim Diaz. Kjo ishte hera e parë që Vinicius i shënonte Atletico-s në La Liga. Në aksionin pasues, 3 minuta më vonë, kapiteni Valverde insistoi deri në fund dhe me një goditje të saktë brenda në zonë bëri që “Bernabeu” të shpërthente në festë. Simeone ndërhyri në formacion duke kryer tre zëvendësime, mes tyre hodhi në fushë edhe Molina-n. Ishte pikërisht mbrojtësi argjentinas që riktheu Atletico-n në lojë ku në minutën e 66-të me një predhë të vërtetë nga distanca dërgoi topin në trekëndësh duke barazuar shifrat në 2-2.
Pasi bëri heroin ndaj Man.City, Vinicius jr bëri të njëjtën gjë edhe ndaj Atletico-s ku në minutën e 72-të me një goditje shumë të bukur realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Realin. Pjesa e mbetur e derbit ishte një luftë totale, ku Valverde u ndëshkua edhe me karton të kuq në minutën e 77-të. Atletico tentoi deri në fund të shmangte këtë humbje, por pa sukses.
Festa në fund ishte e gjitha për Real Madrid, një sukses që kënaq edhe trajnerin Arbeloa:
“Jam i lumtur, bëmë atë që duhet të bënim, fituam ndeshjen. Jemi në një moment të mirë. Nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë, kundërshtari na e bëri shumë të vështirë, por ne treguam një mentalitet të fortë. Jam shumë i lumtur për djemtë pasi të triumfosh në derbi, në ndeshjen më speciale në La Liga, është një emocion i veçantë”, u shpreh trajneri i Real Madrid.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128