Ambasada gjermane dënoi dhunën në protestën e PD, reagon Berisha: Ne jemi paqësorë, dhunë përdor policia
“Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore, sepse jemi të bindur se nëpërmjet saj, realizojmë më mirë qëllimet tona”. Këtë përgjigje dha Sali Berisha kur u pyet në lidhje me reagimin e ambasadës gjermane e cila dënoi dhunën në protestën e djeshme të opozitës. Në përgjigje të këtij reagimi, kreu demokrat thekoi se gjatë protestave ka pasur dhjetëra qytetarë të plagosur nga policia, ndërsa nuk është raportuar asnjë efektiv i lënduar.
“Ne jemi të përcaktuar për kryengritje paqësore. Por një gjë mund të them, nëse në këto protesta ka patur me dhjetëra demonstrues të plagosur nga dhuna policore, nuk ka patur deri më sot, asnjë polic të plagosur. Kjo është e vërteta. Ne kërkojmë të vazhdojmë me moton paqësore. Mos harroni, në kushtet e një grushti shteti janë të ligjshme të gjitha mjetet, por ne qëndrojmë tek mjetet paqësore”, u shpreh Berisha.
Ai komentoi gjithashtu raportimet për policë të plagosur, duke i cilësuar ato të inskenuara, dhe theksoi se protestat do të vijojnë.
“Po të jetë për dhunë, dhunën më të egër ndaj njerëzve e ka përdorur policia. E cila ka gjuajtur me plumba gome në ballë, në kokë. Dhe dje ai që ishte në spital, Denis Gremi, ishte viktimë e një goditje të rëndë në kokë, pa asnjë lloj shkaku. Pra të kuptohemi. Unë nuk them se nuk ka patur elementë tek tuk, por nuk ka asnjë polic të plagosur. Dhe dje inskenimi i turpshëm i Edi Ramës. Çfarë kishin bërë dje që ta dini ju. Kishin çuar 5 policë dhe i kishin shtrirë në ato shtretër, por ata nuk kishin gjë. I zhveshën mjekët, se isha unë atje dhe nuk kishin asnjë plagë, asnjë gjë. Shkoi ky sharlatani për të thënë dhe Rama, u bëra unë gati të nisem për tu treguar shqiptarëve se këta po gënjenin, po mashtronin, policët ikën, nuk qëndruan se nuk donin të bëheshin kukulla në një skenar të turpshëm. Nuk kishin asnjë gjë. Shkova e takova mjekët, nuk kishte asgjë të regjistruar. Imagjinoni ju duan të shpikin. Pse nuk ka dhunë, sepse ka porosi të mos ketë dhunë, sepse është paqësore protesta. Është shumë thjeshtë të bësh dhunë, gjëja më e thjeshtë. Por ne kemi këtë platformë”.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128