"S’bëri punë as flamuri gjerman"/ Ish-deputeti demokrat ‘thumbon’ protestën: Kjo PD është bërë për në muzeun e humorit
23 Mars 2026, 15:09 / POLITIKË
Protesta e dhunshme e PD e një dite më parë nuk i ka ngazëllyer ish-demokratët. Përkundrazi, është kthyer në një shënjestër ironie nga ish-deputeti Edmond Spaho. Në rrjetet sociale, ai shkruan se Rama s’deshi t’ia dijë as këtë herë.
Sipas Spahos, nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit.
“Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman.
Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, në muzeun e humorit”, shkruan Spaho.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128