Sabah Nuzi akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, flet i ati: Garantoj sipas Kanunit se djali s’ka dorë! E mbajnë me akuza të pavërteta sepse…

23 Mars 2026, 15:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Sabah Nuzi akuzohet për vrasjen e Klevis Lleshit, flet i ati: Garantoj

Babai i Sabah Nuzit, të cilin SPAK e akuzon si të përfshirë në vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit në gusht të vitit 2020 në Burrel, mohon akuzat që rëndojnë ndaj të birit, duke pretenduar se ai nuk ka gisht në vrasje.

Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Enver Doçi, Mustafa Nuzi pohon se djali i tij e kanë përfshirë qëllimisht në këtë ngjarje të rëndë, ndërsa zotohet sipas kanunit se ai nuk ka të bëjë fare me vrasjen.

“Jam Mustafa Nuzi. Kam një problem me shumë rëndësi. Jam i dënuar dhe akuzuar nga policia dhe prokuroria për një akuzë të pavërtetë. Më është akuzuar djali, Sabah Nuzi, për vrasjen dhe zhdukjen e Klevis Lleshit. Nuk është e vërtetë. Herën e parë jam thirrur nga prokurori i rrethit para 5-6 vitesh, se mbaj mend si datë. Në prezencë të 8 vetave në prokurorinë e Burrelit. Më është thënë; kemi dyshime se djali yt ka pjesë, dijeni në zhdukjen e Klevis Lleshit, ndërsa tha se nuk kemi fakte. Unë i thash nëse ke, jam gati që t’i vënë hekurat. Nuk është e vërtetë. Kam garantuar sipas kanunit se djali nuk ka dorë. Siç e përmban kanuni, që të jesh i qetë. Kam qejf të bashkëpunojmë se kush e vrau nipin e Qamil Lleshit.”, theksoi ai.

Ai hedh akuza se djali po mbahet në burg me akuza të pavërteta ndërsa drejton gishtin nga autoritetet duke thënë se shefi i policisë së asaj kohe nuk kishte kryer verifikimet e duhura për atë që ai kishte deklaruar. Ai pretendon se akuzat janë të fabrikuara për shkak të “konfliktit që ka me prokurorin e rrethit dhe ish shefin e policisë”.

“Më pas dola dhe ngaqë kishte një farë dyshimi për djalin tim, unë në rrugë private nisa një hetim. Unë kam konstatuar që Klevis Lleshi nuk është vrarë nga djali im. Jam munduar që të bashkëpunoj me policinë, me shefin e komisariatit për të zbardhur të vërtetën. Shefi i policisë në atë kohë, më la për të dyshuar se çfarë thash unë nuk u verifikuan kurrë. Dua të pyes se kush ka qenë ai person te shtëpia e Klevis Lleshit?! Kush ka shkuar me të në makinë te xhaxhai i tij?! Ku është makina e zezë që ka pasur Klevisi, që u zhduk prej Burreli?! Ku e ka çuar personi që ka çuar nënën në polici, që denoncoi zhdukjen e djalit. Ai shoqëruesi kush është? Çfarë lidhje ka me hasmin? Ajo është familja e hasmit. Si ka mundësi që të më akuzojnë mua me gjyq kapital, që nuk mund të dal jashtë dhe ma kanë akuzuar mua. Unë nuk kam lidhje me këtë punë. Si ka mundësi?! Djali im nuk e pranon. Ai bën thirrje që të hetohet e vërteta, të kenë durim. Çunin ma mbajnë, ma dënojnë për kot, me akuza të pavërteta. Arsyeja; konflikti që unë kam me prokurorin e rrethit dhe ish-shefin e policisë.”, tha ai.

Kujtojmë që SPAK zbardhi vrasjen e të riut nga Burreli në shtator të vitit të kaluar, ndërsa lëshoi 4 urdhër arreste. Sabah Nuzi akuzohet si ekzekutor i të riut dhe se është paguar 509 mijë euro nga Aurel Hoxha për hakmarrje. Disa ditë më parë, emri i Sabah Nuzit doli në skenë për shkak se porositi tritolin e vënë në makinën e Oltion Klosit.

Po ndodh...