Salianji kandidat për kryetar të PD? Reagon Berisha: I vetëpërjashtuari është i vetë përjashtuar! Ai iku e mori fund...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për mediat, u pyet nëse ish deputeti Ervin Salianji, do të lejohet që të kandidojë përballë tij për kreun e ri të partisë në zgjedhjet që mbahen në maj.
Kryedemokrati theksoi se ish deputeti është vetëpërjashtuar nga partia pasi ai zgjodhi që të “birësohej” politikisht, teksa shtoi “iku e mori fund.”
“I vetëpërjashtuari është i vetë përjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë nuk është puna ime. Birësimet ndodhin në të gjitha kohërat.
I gëzofshin të gjitha ata që i birësojnë. Ai iku e mori fund, e birësuan, po të mos birësohej do të ishte. Zgjodhi vetë birësimin, iku e mori fund. “, tha Berisha.
Ndërsa pyetjes se mund të ketë frikë përballë tij, Berisha tha se: “Kam kënaqësi të kem rival, kam patur rival por kur tjetri birësohet bën zgjedhjen e tij.”
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
