Konflikti me Salianjin, Berisha zbulon arsyet: I kërkohej një deklaratë që të garantonte se nuk do vriste Fatmir Xhafën, i thashë je djali i ri...

23 Mars 2026, 13:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Konflikti me Salianjin, Berisha zbulon arsyet: I kërkohej një

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar një episod nga një bisedë me ish-deputetin Ervin Salianji, gjatë kohës kur ky i fundit ndodhej në burg, që mesa duket kjo është edhe zanafilla e konfliktit të tyre.

Sipas Berishës, Salianji i kishte kërkuar një mendim në lidhje me një kërkesë që, sipas tij, i ishte bërë nga autoritetet për të firmosur një deklaratë, që të mos “vrasë” Fatmir Xhafën.

Në këtë kontekst, Berisha deklaroi se e kishte këshilluar të mos e firmoste një dokument të tillë.

Një ditë më vjen nga burgu në zyrë dhe më thotë ‘erdha të të marr një mendim’. Çfarë mendimi i them? E prita mirë, sigurisht se kemi bërë gjithçka që ta cilësonim të burgosur politik dhe e ka merituar.

Më thotë, ‘më kanë ngelur edhe tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por më kërkohet nga unë një deklaratë ku të garantoj se nuk do të “vras” Fatmir Xhafën.

Kush ta kërkon? Ma kërkon gjykata për të firmosur dhe drejtoria e burgut. I them unë që “ti je i burgosur politik dhe ske punë me Xhafën”. Ti i them unë “meqë po më pyet unë po të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh, sepse ti merr fajësi në këtë mes”. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të ‘vras’ Fatmir Xhafën do të thotë që Fatmir Xhafa të burgosi se ti e ke kërcënuar. Kjo është e vërteta.

Ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër ti thoja më shumë se kaq. Por këshilla ime i thashë është që të mos e firmosni se kjo të fajëson se ti je i ri dhe ke karrierë përpara. Iku, doli erdhi. Ca bërë me atë? Jo tha nuk ma kërkuan…tani të tjerat lexojini vetë”, tha Berisha.

E PLOTË

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Z.Berisha, ndërkohë që zgjedhjet në PD po afrojnë, krahas rikandidimit tuaj për kryetar, Ervin Salianji ka shfaqur dëshirën për të kandiduar. Pyetja është: a lejohet Ervin Salianji të kandidojë?

Sali Berisha: I vetëpërjashtuari është i vetëpërjashtuar, nuk ndryshon asgjë. Tani, pse e birëson ky apo ai politikisht këtë apo atë, kjo nuk është puna ime. Birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. I gëzofshin ata që i birësojnë.
Kaq është puna.
E birësuan. Iku, mori fund.

Kush e birësoi?

Sali Berisha: E gjeni vetë ju. Shihni vetë. E birësuan, po të mos birësohej, do ishte ai.
Ai zgjodhi vetë birësimin, iku, mori fund.

Daniela Maloku, Report Tv: A është shenjë frike kjo nga ana juaj për të pasur Ervin Salianjin përballë? Sepse shumëkush mund ta shohë si shenjë frike, por ta lini të kandidojë dhe të shihni sa mbështetje ka...

Sali Berisha: Tani, e thatë gabim ju këtë. Se unë ç’është e vërteta kam shumë kënaqësi të kem rivalë dhe në të gjitha kohërat unë kam pasur rivalë.
Por kur tjetri birësohet, bën zgjedhjen e tij. Politikisht e kam fjalën. E ka bërë, nuk kam ç’i bëj unë.
Për dijeni, meqë jemi këtu. Një ditë më vjen nga burgu në zyrë, se mirë është meqenëse e hapëm bisedën, dhe më thotë, erdha të të marr një mendim.
Çfarë mendimi, i them unë. Urdhëro, e prita mirë. Sigurisht, kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar plotësisht.
Çfarë mendimi? Tani, thotë, më kanë ngelur tre muaj burg. Për të dalë më takon të dal sipas ligjit, por kërkojnë një deklaratë në të cilën duhet të garantoj se nuk do vras Fatmir Xhafën.
Kush ta kërkon këtë? Ma kërkon gjykata dhe drejtoria e burgut.
I them unë, po ti je i burgosur politik. Nuk ke punë me Fatmir Xhafën, nuk je zënë, nuk je sharë, nuk je rrahur me Fatmir Xhafën.
Meqë më pyet mua, unë të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh se ti merr fajësinë në këtë mes. Të thuash që unë nuk kam ndërmend të vras Fatmir Xhafën, do të thotë se Fatmir Xhafa të burgosi ty se e ke kërcënuar.
Kjo është e vërteta.
Natyrisht, ai ishte në burg dhe unë nuk mund të merrja përsipër më shumë se kaq.
Këshilla ime është që ju të mos e firmosni se kjo të fajëson dhe ti je i ri në karrierë dhe ke karrierë përpara.
Mirë, tha. Iku.
Doli, erdhi.
Çfarë bëre me atë? Jo, tha, nuk ma kërkuan më.
Tani, të tjerat lexojini vetë.
Kështu që, nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo aty, apo këndej dhe andej.
Ka bërë zgjedhjen e tij.

Po ndodh...