Mjeti bujqësor përplaset me motorin, humb jetën i moshuari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, ku janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa dhe një motor.
Policia bën me dije se si pajojë e aksidentit, ka ndërruar drejtuesi 70-vjeçar i motorit.
Ndërsa drejtuesi i mjetit bujqësor është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi:
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 08:50, në aksin rrugor “Divjakë–Lushnjë”, janë përfshirë në një aksident një mjet bujqësor pa targa, me drejtues shtetasin M. M., 67 vjeç, me një motomjet me drejtues shtetasin I. D., rreth 70 vjeç.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i motomjetit, shtetasi I. D.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit bujqësor, shtetasin M. M., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Ndërron jetë në moshën 70-vjeçare ish-deputeti socialist
23 Mars, 10:45
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
