Silvinjo i shkoi në tribunë, lideri i Kombëtares u dëmtua. Vijon turi i trajnerit brazilian
21 Prill 2025, 17:34 / SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës.
Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi.
Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




