Reagimet në rrjetet sociale, tifozët e Juventusit “masakrojnë” lojtarët: Në stërvitje janë luanë, në ndeshje…

Gjatë javës, tifozët e Juves kanë shpërthyer pas humbjes së hidhur me Atalantën dhe tani presin vetëm përgjigje në fushë.
Por nëse në stadium ata e kanë shfaqur haptazi zhgënjimin e tyre, edhe në rrjetet sociale, mesazhet e zhgënjimit janë shumë dhe në videon e fundit të publikuar nga Juventus në X ku shihen lojtarët që po stërviten, përgjigjet dhe komentet janë shumë ngacmuese dhe kritikuese për lojtarët e “Zonjës”.
“Duhen goditur me grushte në fytyrë”, ka shkruar një përdorues. Pastaj lexohet edhe: “Në stërvitje janë luanë, në fushë…” ose “Të paktën në stërvitje godasin portën, gjë që në ndeshje ndodh rrallë” kanë shkruar disa tifozë të tjerë, si për të treguar edhe njëherë se situata mes skuadrës dhe tifozëve nuk është aspak e qetë. Juventusi këtë herë kërkon të reagojë kundër Fiorentinës.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




