Presidenti i Interit, Marota: Derbi epokal, Espozito një talent i lindur

Presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, foli për derbin e së dielës ndaj Milanit dhe për projektin e përbashkët për stadiumin San Siro gjatë eventit “Sport Industry Talk” të organizuar nga RCS.
Ai e quajti ndeshjen “epokale”, pasi kjo është hera e parë që Interi dhe Milani janë bashkë-pronarë të impiantit. Marota vlerësoi talentin e Pio Espositos, i cili ka dalë nga akademia e klubit dhe sipas tij është “predestinuar që prej vitesh”.
Ai shprehu krenari që Esposito mban fanellën e Interit dhe e konsideroi shembull frymëzues për lojtarët e rinj të akademisë.
Presidenti foli edhe për sulmuesin Karim Adejemi, duke theksuar: “Nuk po flasim për merkato tani. Jemi krenarë për grupin tonë dhe do të mendojmë më vonë me drejtorët sportivë.”
Marota nënvizoi se ky derby nuk është vetëm një përballje futbolli, por edhe simbol i bashkëpunimit dhe të ardhmes për stadiumin San Siro.
Në përfundim, Marota shprehu besimin se Interi mund të përfitojë nga ky moment dhe se akademia e klubit do të vazhdojë të prodhojë talentë që do të jenë pjesë e së ardhmes së klubit.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


