Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare trajneri i njohur! Futbolli botëror në zi!

21 Nëntor 2025, 16:08 / SPORT ALFA PRESS

Ndërron jetë në moshën 36-vjeçare trajneri i njohur!

Bota e futbollit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Spanjë është tronditur nga lajmi i ndarjes nga jeta të Inaki Cabaleiro, trajnerit vetëm 36-vjeçar të akademisë Fursan Hispania Football. Cabaleiro ndërroi jetë papritur si pasojë e një ataku në zemër, duke lënë pas një boshllëk të madh te lojtarët e rinj dhe te komuniteti sportiv.

Lajmin e hidhur e publikoi vetë klubi i Dubait, i themeluar nga ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Michel Salgado. Në një deklaratë prekëse, klubi shkroi:
“Sot i japim lamtumirën një miku, një shoku skuadre dhe një trajneri, pasioni i të cilit la gjurmë të pashlyeshme te lojtarët tanë dhe në familjen Fursan. Trashëgimia e tij do të mbetet përgjithmonë te çdo fëmijë që ai frymëzoi.”

Edhe vetë Salgado ndau një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke kujtuar bisedën e fundit me Cabaleiron vetëm një ditë më parë:
“Mik Iñaki, na theve zemrat. Në një botë ku njerëzit maten me Bitcoin dhe ndjekës, ti e dije se trajnerët janë pasuria jonë më e madhe. Ti ke ndikuar thellë te klubi, te djemtë dhe te familjet e tyre.”

Salgado premtoi mbështetje të plotë për familjen e Cabaleiros dhe theksoi se pasioni i tij nuk do të harrohet kurrë:
“Do të kujdesemi për familjen tënde dhe do të sigurohemi që besnikëria jote të jetojë në historinë e klubit tonë. Pusho në paqe, mik.”

Vdekja e papritur e trajnerit të ri ka sjellë reagime të shumta mbështetjeje nga klubet dhe akademitë në të gjithë Emiratet. Cabaleiro do të mbahet mend si një prej trajnerëve më të përkushtuar dhe frymëzues të futbollit të të rinjve.

Po ndodh...