“Ditari i një të burgosuri”- Pas lirimit nga qelia, ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi njofton botimin e një libri mbi eksperiencën e tij

21 Nëntor 2025, 16:13 / BOTA ALFA PRESS

“Ditari i një të burgosuri”- Pas lirimit nga qelia,

Ish-presidenti francez Nikolas Sarkozi njoftoi sot se më 10 dhjetor do të dalë në qarkullim libri i tij i ri, me titull “Ditari i një të Burgosuri”.

“Në burg nuk ka asgjë për të parë dhe asgjë për të bërë. Harroj heshtjen që nuk ekziston në burgun Santé, ku dëgjon shumë. Fatkeqësisht, zhurma është e pandërprerë. Ashtu si në shkretëtirë, edhe jeta e brendshme e njeriut forcohet brenda burgut”, shkruan Sarkozi në një postim në platformën X.

Ish-kreu i shtetit francez (2007–2012) u dënua më 25 shtator për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pasi kishte lejuar me vetëdije bashkëpunëtorët e tij t’i kërkonin Libisë së Muamar Gadafit të financonte fshehurazi fushatën e tij fituese presidenciale të vitit 2007. Ai qëndroi vetëm tre javë në burg.

Gjatë shqyrtimit të kërkesës së tij për lirim në fillim të nëntorit, Sarkozi e përshkroi qëndrimin e tij në Chante si “shumë të ashpër” dhe ” rraskapitës”.

Ai u paraqit në gjykatë nëpërmjet videokonferencës, duke e përshkruar përvojën si një “makth”, ndërsa i bëri homazh të veçantë stafit të burgut, i cili, tha ai, “tregoi humanizëm të jashtëzakonshëm dhe e bëri këtë makth të durueshëm”.

Më 10 nëntor, një gjykatë në Paris vendosi për lirimin e tij të parakohshëm.

 

Po ndodh...