Ngec rinovimi, kapiteni i Milanit drejt largimit
22 Gusht 2024, 23:20 / SPORT

Sipas “Corriere dello Sport”, Davide Kalabria rrezikon të jetë lojtari i tretë që i jep fund përvojës së tij në Milan me shiritin e kapitenit pas Xhanluixhi Donarumës në 2021 dhe Alesio Romanjolit në 2022.
Situata është mjaft e bllokuar dhe fishkëllimat shurdhuese në “San Siro” të shtunën kundër Torinos janë pjesërisht provë e kësaj teze.
Kontrata që skadon në vitin 2025 ka shtuar fërkimet e fundit me milanistët, të cilët duket se nuk e tolerojnë këtë shtytje dhe tërheqje që po ndodh mes Milanit dhe Kalabrias, që në çdo rast po punojnë për të gjetur një akord dhe për të zgjidhur problemin.
Ardhja e Emerson Rojalit do ta largonte edhe më shumë kapitenin, të cilit sipas të përditshmes, mund t’i tregohet dera në verën e ardhshme.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


