Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e moshuara

4 Mars 2026, 20:27 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ra nga tarraca e azilit në Gjirokastër, ndërron jetë e

72-vjeçarja Sheqere Zeko e cila ra nga tarraca e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, ka ndërruar jetë.

Mësohet se fraktura në shpatull dhe në këmbë, kanë qenë plagët që ka marrë e ndjera në momentin kur ra nga tarraca e Azilit të Pleqve mesditën e sotme.

Sheqere Zeko ishte duke soditur natyrën në tarracën e Azilit teksa u rrëzua nga një lartësi prej 7 metrash çka i shkaktoi asaj dëmtime në pjesë të trupit. Pasi është çuar në Spitalin e Gjirokastrës me autoambulancë, ajo i’u nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme dhe gjendja e saj fillestare ishte e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Pas një ore, kondicioni fizik i saj u rëndua çka detyroi specialistët që t’a përcillnin për një trajtim më të specializuar në Spitalin Memorial të Fierit. Mësohet se rrugës ajo ka ndërruar jetë.

Po ndodh...