Përpjekjet për të ndryshuar drejtimin e PD-së! Ervin Salianji flet "pa doreza": Po qëndroj i fortë para akuzave, Berisha e trajton partinë për interesat e tij

4 Mars 2026, 21:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Përpjekjet për të ndryshuar drejtimin e PD-së! Ervin

Ervin Salianji ka folur për herë të parë për përpjeket e tij që të sjellë një frymë të re në Partinë Demokratike, për të cilën ka theksuar se ajo nuk është një pronë private.

I ftuar në emisionin “Trialog”  Salianji nënvizoi se po qëndron i fortë përballë presioneve dhe akuzave që i kanë ardhur nga demokratët në mënyrë që mbështetësit e Partisë Demokratike të mos marrin pjesë në takimet e tij.

“Po i qëndroj presionit të pacipë duke bërë akuza në çdo takim që unë jam. Ka mijëra mesazhe që çohen, miliona lekë të harxhuara nga selia qendrore e Partisë Demokratike, para që duhet të përdoreshin kundër qeverisë. Në çdo takim që kam zhvilluar në çdo qytet të Shqipërisë është paraprirë nga mesazhet që çon lidershipi i partisë, nga një numër që është qendror, që harxhojnë miliona lekë, edhe kohë, edhe turpin që nuk kanë për ta dërguar për të bërë këto akuzat që i kanë bërë gjithandej”, tha Salianji.

Duke theksuar se Partia Demokratike nuk është një pronë private, Salianji nënvizoi sjellja e lidershipit aktual tregon se ai e trajton partinë në interes të tij e jo të popullit.

Me këmbëngulje Salianji u shpreh se nuk do ta lejojë që partia të bëhet pronë e Berishës.

Fjala e Ervin Salianjit: Po i qëndroj presionit të pacipë duke bërë akuza në çdo takim që unë jam. Ka mijëra mesazhe që çohen, miliona lekë të harxhuara nga selia qendrore e Partisë Demokratike, para që duhet të përdoreshin kundër qeverisë.

Në çdo takim që kam zhvilluar në çdo qytet të Shqipërisë është paraprirë nga mesazhet që çon lidershipi i partisë, nga një numër që është qendror, që harxhojnë miliona lekë, edhe kohë, edhe turpin që nuk kanë për ta dërguar për të bërë këto akuzat që i kanë bërë gjithandejPartia Demokratike nuk është pronë private.

Është pronë publike që është në interes publik në radhë të parë. Unë nuk do ta lejoj që të bëhet pronë private. Do të bëj çdo përpjekje. Sjellja është tipike sikur të jetë pronë private.

Ajo që është në interes të publikut, por edhe si politikan dhe dua që Shqipëria të jetë me vlera perëndimore me parti që u shërbejnë interesave publike dhe jo interesave private apo karrierave personale të një grupi njerëzish kushdo qofshin, mendoj që e vetmja mënyrë për ta ndryshuar është nga brenda. Deri në këtë moment që flasim unë s’kam asnjë prej zyrtarëve që nga kryetari i partisë që të merret me asnjë prej shqetësimeve dhe propozimeve që unë kam shprehur. 

Po ndodh...