“Është rrezik për Shqipërinë”, gazetari: Nëse kemi luftë me Iranin, muxhahedinët e MEK-ut janë të parët në front

4 Mars 2026, 21:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Është rrezik për Shqipërinë”, gazetari:

Gazetari Floriar Arapi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se muxhahedinët që janë strehuar në vendin, nëse nesër do të kemi një luftë me trupa të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, nëqoftëse do arrijë në këtë pikë, e sigurtë që ata do të jenë të parët në frontin e kësaj lufte”.

“Fillimisht duhet të themi që bota po futet në një spirale dhune. Spirale që për momentin është rajonale. Megjithatë, të gjitha mundësitë janë që të zgjerohet dhe të përfshijë shumë vende të tjera, sikurse si fazë e parë ka përfshirë 7-8 vende të Gjirit. Ky është një përshkallëzim që deri diku të gjithë prej nesh e prisnim sepse kemi gati një muaj që po diskutohej. Për më tepër kishte trupa që po shkonin të dislokoheshin. Tani, të kthehemi pak te rreziku jonë. Neve, duke qenë se jemi aleatë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, kemi marrë përsipër të bëjmë disa veprime mbase edhe të tejkaluar, në lidhje me muxhahedinët, forcat opozitare iraniane. Këto janë një forcë që ka luftuar që në vitet ‘80 në luftën Iran-Irak. Janë iranianë dhe kanë luftuar në krah të Irakut në këtë luftë. Dhe më pas, pasi Iraku e humbi luftën dhe u tërhoq, këta jetuan në Irak dhe ishin aleatë, le të themi, me Sadamin. Në mënyrë të vazhdueshme ata janë ushtarakë, kanë kryer akte terroriste që deri para se t'i merrnim këtu në Shqipëri ndërkombëtarisht pranoheshin si akte terroriste. Pastaj, u hoq nga lista e organizatave terroriste dhe Shtetet e Bashkuara kërkuan që t'i mbanim neve. Kjo është. Ata kanë qenë ndër forcat ushtarake më të organizuara. Pra, nëse nesër e zëmë se do të kemi një luftë me trupa të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit, nëqoftëse do arrijë në këtë pikë, të sigurtë që ata do të jenë të parët në frontin e kësaj lufte. Pra, do të shkojnë atje”, tha Arapi.

“Duke qenë se është e tillë, kjo përbën një rrezik për ne. Kemi marrë përsipër të bëjmë pak më shumë seç duhet sepse këtë gjë nuk e ka bërë askush nga shtetet aleate të Shteteve të Bashkuara. Nëqoftëse kjo do ndahej, në opinionin tim do isha shumë dakord. Nëse ne do kishim një numër 100 ose 200, siç erdhën në fillim, mund të ishte e drejtë, mirëpo 4 000 janë shumë. Është ushtri e mirëfilltë”, shtoi gazetari.

Po ndodh...