SHBA publikon pamjet e fundosjes së anijes iraniane, 87 marinarë të vrarë dhe 61 të zhdukur

Trupat e 87 marinarëve të Marinës Iraniane janë gjetur pasi një anije luftarake u fundos në Oqeanin Indian pranë brigjeve të Sri Lankës, thanë sot zyrtarët e policisë dhe ushtrisë së këtij vendi.
Një nëndetëse e Marinës Amerikane goditi me torpedo një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës, konfirmoi më herët të mërkurën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Pete Hegseth.
Kërkimet janë duke vazhduar për 61 marinarë të Marinës Iraniane që janë ende të zhdukur, shtuan zyrtarët ushtarakë dhe të policisë.
Gjithsej 32 marinarë iranianë janë shpëtuar. Anija po kthehej nga një stërvitje në të cilën India e kishte ftuar.
Në media u publikuan edhe pamjet me video të goditjes së fregatës iraniane me silurë.
https://t.co/J4grAgoqxc pic.twitter.com/szOofLkh9W
— Department of War ???????? (@DeptofWar) March 4, 2026
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128