Protesta e PD/ Salianji: Si “pula pa kokë”, vërdallosje nëpër qytet për të fshehur pjesëmarrjen e ulët

4 Mars 2026, 23:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Protesta e PD/ Salianji: Si “pula pa kokë”, vërdallosje

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emision “Trialog” në RTSH, ka komentuar protestën e fundit të opozitës duke e cilësuar si të paorganizuar dhe pa mesazh të qartë. Ai tha se mënyra se si u zhvillua protesta ishte një “shpërdorim nga lidershipi”, duke e krahasuar me ecjen “si pula pa kokë”.

Salianji theksoi se protesta nuk kishte simbolikë dhe se zgjedhja për të lëvizur nëpër qytet ishte një mënyrë për të shmangur faktin se pjesëmarrja ishte më e ulët se herët e tjera.

Duke e cilësuar protestën si “as të fortë, as të butë, as paqësore, as të dhunshme”, Salianji tha se fokusi u zhvendos krejtësisht nga qëllimi i saj.

Për mua, e gjithë ajo protestë ishte shpërdorim që bën lidershipi i protestës. Ishte si ecja e darkës ku nuk dimë ku vijmë. Është si të ecësh si pula pa kokë, të vish vërdallë pa ditur se ku. Nëse do të ishte një protestë me simbolikë, ka institucione. Kjo ka qenë një mënyrë për të shmangur një element që në këtë protestë ishte e dukshme, kishte më pak pjesëmarrje se herët e tjera dhe hajde të bëjmë vërdallosje nëpër qytet. Protesta nuk ishte e dhunshme. Këto protesta janë një gjë e ndërmjetme, as e fortë se butë, as paqësore as e dhunshme. U zhvendos komplet fokusi”, u shpreh ish-deputeti.

Po ndodh...