Kristjan Asllani i bën nder dyfish Interit, bind Torinon që bën gati çekun për zikaltrit… me skonto

Kristjan Asllanit i janë dashur pak ndeshje që të kthehet në një element të rëndësishëm për Torinon. Mesfushori i Kombëtares shqiptare u transferua gjatë verës te kjo skuadër nga radhët e Interit dhe pak nga pak po bëhet një element i pazëvendësueshëm në skemat e trajnerit Marko Baroni.
Rezultatet kanë qenë mëse bindëse dhe loja e Asllanit ka ndikuar për të ekuilibruar mesfushën e Torinos, që dukej në formë të mirë edhe në ndeshjen e fundit ndaj Napolit, të cilin e mundi me shifrat 1-0. Sipas mediave pranë klubit të Torinos, këto paraqitje kanë bindur që tani klubin që të aktivizojë klauzolën për blerjen pa pritur fundin e sezonit.
Asllani kaloi në formë huazimi me të drejtë blerje në radhët e klubit të Torinos, që shpenzoi 1,5 milionë euro për huazimin dhe pritet të shpenzojë edhe rreth 12 milionë euro të tjera për kartonin e tij. Pa harruar këtu që zikaltërve u mbetet gjithsesi 20% e vlerës së përgjithshme të një shitje në të ardhmen të mesfushorit.
Torino kërkon që të blejë që tani kartonin e Asllanit, duke shpresuar që të përfitojë një skonto nga zikaltrit. Këta të fundit duan të hyjnë në merkato në janar, por për momentin nuk kanë fondet e nevojshëm për të bërë lëvizje të rëndësishëm. Ndaj Torino ofron që tani të paguajë kartonin e Asllanit, me një ulje prej rreth 2 milionë eurosh. Një shifër që në këtë moment do të ndihmonte të dy klubet me pak fjalë, ndaj nuk është çudi që shumë shpejt palët të shtrëngojnë duart dhe të finalizojnë marrëveshjen.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

