Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil Vokrri”

29 Mars 2026, 12:46 / SPORT ALFA PRESS

Kosova zhvillon edhe stërvitjen e dytë në “Fadil

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar edhe stërvitjen e dytë në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes me Turqinë.

“Dardanët” ishin në një atmosferë të shkëlqyer, me plot humor ndërsa dëgjonin instruksionet e Franco Fodas para sfidës me turqit.

Për dallim nga Turqia që rrezikon të jetë pa dyshen Hakan Calhanoglu e Merih Demiral, Kosova i kishte të gjithë lojtarët në stërvitje kësisoj nuk pritet të ketë ndonjë mungesë të momenteve të fundit.

Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje ditën e hënë, e cila do të jetë e fundit para ndeshjes më të rëndësishme në histori.

Kujtojmë, përballja e zjarrtë mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet këtë të martë nga ora 20:45 në tempullin “Fadil Vokrri”, kurse cilado kombëtare që arrin fitore atëherë do ta sigurojë biletën që të shpie në Kampionatin Botëror 2026

Po ndodh...

ide