“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritika të ashpra ndaj Ramës pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PS

29 Mars 2026, 10:07 / POLITIKË ALFA PRESS

“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama pas një debati të ndezur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në një mesazh në rrjetin social facebook, Malaj shkruan se, “Rama tenton të imponojë rregulla autoritare dhe disiplinë të ngjashme me një repart ushtarak, duke përjashtuar dhe kërcënuar ata që nuk i nënshtrohen.

Ish-ministri kujtoi përplasjen e tij personale me kryeministrin, ku u shpreh publikisht: “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”, duke u përballur me kërcënimet e Ramës për ta larguar nga mbledhja.

Ai theksoi se, që nga ajo përplasje, Rama nuk ka kërkuar më të nxjerrë nga mbledhjet, por sipas Malajt, stil autoritar dhe hakmarrës përdoret shpesh ndaj kundërshtarëve të tij politikë brenda partisë.

Malaj paralajmëron se ata që nuk i nënshtrohen Ramës trajtohen si armiq dhe shprehu shqetësimin e tij për nivelin e ulët të demokracisë së brendshme në PS.

Ai përfundoi mesazhin e tij me thirrjen: “Zgjohuni përpara se të jetë vonë.”

POSTIMI I PLOTË

Rama gjithnjë ka dashur t'i përjashtojë ata që e kundërshtojnë. Problemi qëndron te gjithë të tjerët që heshtin dhe nuk e kundërshtojnë Ramën në sjelljen si aga i fshatit.

Sapo Rama erdhi në krye të PS-së, ai e dinte që nuk mund ta drejtonte dot partinë më të madhe politike, më demokratiken dhe më modernen me hapësirat demokratike që kishte liria e fjalës, konkurimi dhe promovimi.

Sapo Rama u be jryetar i PS-ai aktivizoi aparaturat bllokuese për celularët?

Kjo nuk na kishte ndodhur ne PS as në periudhën më të vështirë në opozitë 1992-1997.

Rama në mbledhjen e pare me grupin parlamentare te PS-se kërkoi të impononte rregullat e disiplinës ushtarake.

Rregulla të cenimit ë demokracisë së brendëshme që nuk duhet të mendohen dhe aplikohen në partitë politike.

Në këtë moment u shpreha publikisht në media se ; "PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak".

Në mbledhjen e rradhes te GPS-së dikush provokoi këtë debat se" pse kisha folur publikisht kundër kryetarit".

Atij ji përgjigja me zë të qartë. Rama më urdhëron të dal jashtë nga mbledhja se kisha folur pa leje.

E përsëriti disa herë "urdherin ushtarak/dil nga rrjeshti/mbledhja". Vazhdoja qetësisht te mos dilja.

Pas pak kërcënoi duke thënë: "o del ti nga mbledhja, o dal unë".

Qetësisht iu përgjigja se: unë ju them mos dilni, por unë nuk do të dal, edhe se kam ardhur ne PS para teje".

Papritur u hodh një deputet i ri i Tiranës, si preferuar i tij, dhe më thotë: "si i flet kështu kryetarit?".

Atij iu ktheva vlonjaçe dhe i thashë: "s’ke faj ti pse e mbron atë, se të mori nga rruga dhe pa asnjë profil dhe kontribut publik të bëri deputet".

Pas këmbënguljes sime, Rama doli pak minuta dhe u shtyu.

Pas asaj përplasjeje parimore, Rama nuk më kërkoi më asnjëherë të më nxirrte nga mbledhjet.

Por ligësinë e tij primitive e përdori barbarisht në jo pak raste.

Kujdes Rama eshte shpirt lig dhe një hakmarres primitiv. Ai nuk do të harroj kurrë këdo që nuk i nënshtrohen pa kushte.

Kundërshtarët e ti do trajtohen si armiqte të tij.

Rama do ti përndjek si hije vrastare të ushqyer nga ADN-ja e tij plotë urrejtje dhe pashpirtësi primitive.

Zgjohuni përpara se të jetë vonë.
A

Po ndodh...

ide