Tentuan të vjedhin argjendarin disa ditë më parë, arrestohen dy persona në Pogradec

29 Mars 2026, 12:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tentuan të vjedhin argjendarin disa ditë më parë, arrestohen

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët kanë tentuar të vjedhin në bashkëpunim një argjendari.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20 mars kanë tentuar të vjedhin një argjendari në pronësi të shtetasit L. A. Ata kanë tentuar të hapin me forcë qepenin dhe kanë thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë arritur të marrin sende nga ambienti.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:

K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.

Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Po ndodh...

ide