Katër “armike” të tjera brenda Partisë Demokratike! Balliu reagon ashpër për përjashtimin e demokrateve: Berisha ka frikë nga gara për PD-në!

29 Mars 2026, 13:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Katër “armike” të tjera brenda Partisë Demokratike!

Pas përjashtimit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës, Dritan Burgia dhe Arlind Boshku, Partia Demokratike ka ndërmarrë një tjetër vendim, duke përjashtuar edhe katër anëtare të tjera. Bëhet fjalë për Alesia Balliun, Doris Madhin, Zheni Gjergjin dhe Rudina Allan.

Sipas burimeve për mediat, vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së Partisë Demokratike në Elbasan, e cila raportohet se është zhvilluar me një pjesëmarrje të kufizuar dhe në kushte që ngjallin debat mbi legjitimitetin e saj.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga vetë Alesia Balliu e cila e kontaktuar nga Newsbomb.al ka konfirmuar se në mbledhjen e djeshme kanë qenë rreth 15 anëtarë, të cilët sipas saj madje as nuk kanë votuar, duke pretenduar kështu se nuk është respektuar kuorumi i nevojshëm.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim të pavlefshëm dhe të motivuar politikisht. Sipas saj, përjashtimi nuk është miratuar nga strukturat përkatëse të degës, as nga kryesia, por është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme.

Balliu thekson se pas këtij vendimi qëndron Sali Berisha, Flamur Noka dhe Blendi Himçi dhe kjo është marrë vetëm me qëllimin për të penguar atë në kandidimin për drejtimin e Partisë Demokratike.

“Vendimi është nul, nuk jemi përjashtuar, pasi as kryetari i degës, as Kryesia nuk e kanë votuar. Ka qenë vendim personal i Sali Berishës, Flamur Nokës dhe Blendi Himçit që i ka propozuar. E gjitha është bërë vetëm që unë të mos garoj për kryetare të Partisë Demokratike. I ka kapur frika nga gara. Nëm bledhjen e djeshme kanë qenë 15 veta, dhe ata nuk kanë votuar”, tha Balliu për Newsbomb, teksa në përfundim ka bërë të ditur se do të ankimojë vendimin, duke kërkuar rishqyrtimin e tij në instancat përkatëse.

 

Po ndodh...

ide