Filmime të paligjshme dhe përhapje lajmesh të rreme, arrestohen 35 persona në Iran

29 Mars 2026, 15:48 / BOTA ALFA PRESS

Filmime të paligjshme dhe përhapje lajmesh të rreme, arrestohen

Autoritetet iraniane kanë arrestuar 35 persona në provincën perëndimore Lorestan, nën akuza që lidhen me filmime të paligjshme të objekteve të ndjeshme dhe instalimeve ushtarake, bashkëpunim me media të cilësuara si “armiqësore” dhe përhapje të informacioneve të rreme. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia iraniane e lajmeve Tasnim.

Sipas raportimit, 16 prej të ndaluarve akuzohen se kanë realizuar video në mënyrë të paligjshme në zona të ndjeshme dhe objekte ushtarake, si dhe kanë bashkëpunuar me media që autoritetet i konsiderojnë “armiqësore”.

Ndërkohë, 19 persona të tjerë janë vënë në pranga me akuzën e përhapjes së lajmeve të rreme. Arrestimet, sipas të njëjtit burim, janë pjesë e masave të ndërmarra nga autoritetet për të luftuar aktivitetet që konsiderohen të dëmshme për sigurinë kombëtare dhe rendin publik.

Agjencia Tasnim, duke cituar burime zyrtare, thekson se akuzat lidhen si me regjistrimin e pretenduar të lokacioneve të ndjeshme, ashtu edhe me publikimin e informacioneve që cilësohen si të pasakta.

Po ndodh...

ide