Zyrtare/ Në gjyq për pagat me Tiranën, mesfushori largohet nga bardheblutë

29 Mars 2026, 16:55 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Në gjyq për pagat me Tiranën, mesfushori largohet nga

Mesfushori Kleandro Lleshi nuk është më pjesë e Tiranës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale teksa shkruan: “Faleminderit KF Tirana!”

Rikujtojmë që 26-vjeçari i ka dërguar në gjyq bardheblutë, për pesë rroga të prapambetura. Kjo çështje është aktualisht te Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të FSHF-së, pasi përfaqësuesi i Lleshit lajmëroi fillimisht klubin.

Mesa duket kontrata mes palëve është prishur për shkak të detyrimeve të prapambetura.

Aktualisht Tirana pozicionohet në vendin e parafundit me 27 pikë, dhe rrezikon rënien nga kategoria nëse nuk arrin të fitojë ndeshjet e mbetura në Superiore.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Kleandro Lleshi (@kleandro_lleshi)

Po ndodh...

ide