Gjyqi kundër Thaçit/ Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj komandantëve të UÇK-së, e pazakontë

29 Mars 2026, 17:53 / KOSOVA ALFA PRESS
Gjyqi kundër Thaçit/ Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa

Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës për ish-Jugosllavi, Geoffrey Nice, e ka cilësuar si të pazakontë kërkesën e Prokurorisë së Gjykatës Speciale për dënim me nga 45 vjet burg për katër ish-krerë të UÇK-së.

KosovaPress, shprehet se nuk e kishte parashikuar që pas përfundimit të punës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë do të krijohej një gjykatë e re për hetimin e krimeve të luftës, aq më tepër një gjykatë që merret me një grup të vetëm.

Nice, i cili ishte kryeprokuror në rastin ndaj Slobodan Millosheviç, tha se kërkesa për dënime kaq të larta është e pazakontë krahasuar me praktikat e mëparshme. Sipas tij, akuzat ndaj të pandehurve nuk duken të jenë në të njëjtin nivel me disa raste të tjera në Tribunal, ku janë dhënë dënime më të ulëta.


Ai gjithashtu foli për origjinën e akuzave, duke përmendur raportin e hartuar nga Dick Marty, i cili ngrinte pretendime për përfshirjen e Hashim Thaçi dhe të tjerëve në krime të rënda gjatë dhe pas luftës.

Në Gjykatën Speciale aktualisht janë të akuzuar disa ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndërkohë, Pjetër Shala është dënuar me 13 vjet burgim, ndërsa Salih Mustafa me 15 vjet.

Po ndodh...

ide