Sylvinho e aktivizoi vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Muçi largohet nga grumbullimi i Kombëtares

29 Mars 2026, 19:58 / SPORT ALFA PRESS

Sylvinho e aktivizoi vetëm 8 minuta kundër Polonisë, Muçi

Ernest Muçi është larguar nga grumbullimi i Kombëtares, teksa lojtarët po kryejnë seancat përgatitore në Valencia të Spanjës për miqësoren me Ukrainën.

Arsyeja e largimit të Muçit ka të bëjë me një dëmtim të sulmuesit.

Kështu Muçi nuk do të jetë në gjendje të luajë ndeshjen kundër Ukrainës, e cila do të luhet të martën.

Në duelin ndaj Polonisë në Varshavë, ish-sulmuesi i Tiranës ishte në fushë vetëm për 8 minutat e fundit.

Pavarësisht se Muçi është lojtari më në formë i Kombëtares, Sylvinho refuzon t’i besojë 25-vjeçarit.

Po ndodh...

ide