Emri/ Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD Durrës 2

29 Mars 2026, 20:53 / POLITIKË ALFA PRESS
Emri/ Mbyllet procesi i numërimit, zgjidhet kreu i PD Durrës 2

Osman Stafa zgjidhet me votat e anëtarësisë kreu i PD, dega Durrës 2.

Në përfundim të procesit të votimit, Stafa ka marrë 336 vota, ndërsa rivali i tij, mjeku Drizi, mori 238 vota.

Procesi i votimit u mbajt ditën e sotme dhe anëtarësia e PD në njësitë administrative të bashkisë konfirmoi sërish në detyrë Osman Stafën, i cili u caktua në këtë post rreth një muaj përpara zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Tre javë më parë u mbajtën zgjedhjet për kreun e PD Durrës, dega 1, garë të cilën e fitoi kandidati Adrian Gashi.

Po ndodh...

ide