Klejdi Daci protagonist me skuadrën e re, shënon golin e tretë në dy ndeshjet e para

12 Gusht 2024, 18:41 / SPORT ALFA PRESS

Klejdi Daci protagonist me skuadrën e re, shënon golin e tretë
Aventura e re e Klejdi Dacit në Uzbekistan ka nisur në mënyrë të shkëlqyer.

Sulmuesi i cili gjatë verës i dha lamtumirën Teutës për t’u transferuar në kampionatin aziatik, po shkëlqen që në ndeshjet e para me AGMK

Pasi shënoi dy gola në debutim në fitoren 3-2 të skuadrës së tij ndaj Andijan pak ditë më parë, sot Daci ka shënuar edhe në ndeshjen e tij të dytë, duke ndihmuar AGMK që të fitonte ndaj Navbahor Namangan.

Në minutën e 18 të sfidës, ai përfitoi nga një pasim i gabuar mbrapa, duke dërguar me shpejtësi topin në portën kundërshtare, për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin e përkohshëm 1-0.

Ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të OKMK që tashmë është në kuotën e 29 pikëve, po aq sa Nasaf i vendit të parë që ka luajtur një ndeshje më pak.

Po ndodh...

ide