Italia me ftesë nga Trump në Botëror? Vetë zyrtarët italianë janë kundër: Do të ndjeheshim të ofenduar

23 Prill 2026, 21:00 / SPORT ALFA PRESS

Italia me ftesë nga Trump në Botëror? Vetë zyrtarët

Në 24 orët e fundit ka dalë në skenë propozimi që një i dërguar special i Donald Tramp për partneritetin global, Paolo Zampolli, ka bërë për përfshirjen e Italisë në Botërorin 2026. Media të ndryshme kanë raportuar se ai i ka kërkuar Tramp që të shtyjë Infantinon që të zëvendësojë Iranin me Italinë, duke marrë shkas nga lufta në Lindjen e Mesme dhe tradita e italianëve në turne të tillë.

Por sigurisht që një ide e tillë nuk është pritur me entuziazëm nga opinioni sportiv, e as nga vetë italianët. Figurat më të larta të sportit në vend, i kanë dalë kundër këtij propozimi. I pari ishte presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Luçiano Buonfiljo. “Pikë së pari nuk mendoj se është e mundur. Së dyti, do të ndjehesha i fyer. Duhet ta meritosh që të shkosh në Botëror”, tha ai.

Edhe Ministri për Sportin, Xhovani Andrea Abodi, ishte i të njëjtës linjë. “Një ftesë për Italinë në Botëror? Nuk është e përshtatshme, kualifikohesh në fushën e lojës”, tha ai, duke e mbyllur këtë çështje pa u hapur mirë.

Po ndodh...