Dosja e AKSHI-t/ “Kutitë e verës mbusheshin me para dhe dërgoheshin si dhurata”, Llabani: Pasuritë i kanë kthyer në lingota ari jashtë vendit

Gazetarja Anduena Llabani ka zbardhur detaje të reja lidhur me mënyrën se si dyshohet të ketë funksionuar skema kriminale në rastin e grupit të AKSHI-t.
E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo deklaroi se një nga format e përdorura për transferimin e parave ishte përmes kutive të verës.
“Vera ishte një nga objektet më të preferuara nga këto personazhe. Meqë vera konsumohej, kutitë e verës mbusheshin me para dhe çoheshin si dhuratë. Askush nuk dyshonte se në kutitë me verë do kishte para”, u shpreh Llabani.
Sipas saj, këto kuti nuk përmbanin verë, por shuma monetare që qarkullonin në mënyrë të fshehtë nën petkun e dhuratave.
Gazetarja theksoi se SPAK nuk ka bërë ende publike të gjitha detajet e hetimit, pasi çështja është në zhvillim dhe informacionet e plota do të dalin pas dërgimit të dosjes në gjykatë.
Llabani bëri të ditur gjithashtu se ka të dhëna që pasuritë e këtyre individëve mund të jenë të investuara edhe në forma të tjera, përfshirë lingota ari të depozituara në banka jashtë vendit.
“Dikush i mban në banka, dikush në shtëpi apo edhe në dhoma hotelesh. Verifikimi i pasurive jashtë kufijve është një tjetër sfidë për SPAK”, deklaroi gazetarja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128