Milan dhe Juventus përballje vendimtare për Championsin, por kanë objektiva të njëjta në merkato

23 Prill 2026, 19:45 / SPORT ALFA PRESS

Milan dhe Juventus përballje vendimtare për Championsin, por kanë

Të dielën në mbrëmje, në San Siro, Milan dhe Juventus do të përplasen në një duel që mund të rezultojë vendimtar për kualifikimin në Champions League. Një barazim mund të jetë i pranueshëm për të dyja palët, ndonëse u shkon më shumë për shtat kuqezinjve, ndërsa rivalët si Como dhe Roma mbeten në ndjekje.

Sigurimi i një vendi në Champions është thelbësor jo vetëm për prestigjin sportiv, por edhe për planet në merkato. Të dy klubet synojnë një verë krejtësisht ndryshe nëse arrijnë objektivin europian, me investime më të mëdha dhe afrime cilësore.

Trajnerët Massimiliano Allegri dhe Luciano Spalletti duket se janë në një linjë: kërkohen lojtarë me eksperiencë dhe cilësi, të gatshëm për të bërë diferencën menjëherë dhe për të rikthyer ambiciet për titull në Serie A.

Në këtë drejtim, orët e fundit kanë sjellë zhvillime konkrete. Milan ka intensifikuar kontaktet për mesfushorin Leon Goretzka, i cili është në përfundim kontrate me Bayern Munich. Gjermani thuhet se është i gatshëm të ulë kërkesat financiare, çka e bën më të arritshëm për kuqezinjtë, edhe pse konkurrenca mbetet e fortë.

Nga ana tjetër, Juventus ka marrë një sinjal pozitiv nga portieri Alisson Becker, i cili ka dhënë miratimin verbal për një rikthim nën drejtimin e Spalletti-t, me të cilin ka bashkëpunuar më parë te Roma. Megjithatë, mbetet për t’u parë qëndrimi i Liverpool, që mund të kërkojë përfitim maksimal nga një transferim i mundshëm, mes interesit edhe nga tregje të tjera ndërkombëtare.

Po ndodh...