Italia, Gatusso: I privilegjuar që drejtoj këtë kombëtare! Botërori? Dërgojmë këtë ekip aty ku i takon

24 Dhjetor 2025, 18:59 / SPORT ALFA PRESS

Italia, Gatusso: I privilegjuar që drejtoj këtë kombëtare!

Pas 6 muajsh si trajner i Italisë, Gennaro Gattuso ka folur për zgjedhjen e tij për drejtuar këtë kombëtare.

“Kur më kërkuan të bëhesha trajner, menjëherë thashë po. E pranova dhe nuk kam asnjë keqardhje.

“Jam krenar që përfaqësoj vendin tim. Ndihem i privilegjuar, një njeri shumë me fat. Kam mundësinë të stërvit ekipin kombëtar italian dhe mendoj se miliona njerëz do të donin të ishin në vendin tim”.

Gatusso shprehu sërish dëshirën e madhe që Italia të shkojë në Botëror.

“Obsesioni ynë është të shkojmë në Kupën e Botës dhe të rikthehemi aty ku ishim për kaq shumë vite, madje edhe si protagonistë. Duhet ta duam me çdo kusht dhe të jemi të përgatitur për çdo sfidë që na pret. Lojtarët duhet të jenë gati të japin gjithçka për fanellën kombëtare dhe për tifozët që na presin”

Po ndodh...