Rama larg realitetit: Shumica e njerëzve të kënaqur nga spitali Onkologjik

24 Dhjetor 2025, 20:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama larg realitetit: Shumica e njerëzve të kënaqur nga spitali

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim me mjekët e QSUT-së dhe foli totalisht i shkëputur nga realiteti.

Rama përmendi rastet e skandalit në spitalin e Onkologjikut që sipas tij bën që ai dhe mjekët të ulnin kokën.

Por kjo nuk ka të bëjë sipas Ramës me shërbimin ndaj pacientëve në përgjithësi, por mbetet vetëm një rast i veçantë me të cilën u morë drejtësia.

Kryeministri shton se rezulton që shumica e pacientëve kanë mbetur të kënaqur nga shërbimi spitalor në Onkologjik dhe QSUT.

Rama: E mira nuk bën lajm e keqja bën lajm. Është rregull kudo. Natyrisht që rreth 60 mijë operacionet e suksesshme që bën shpjegimi unë në vit dhe 35 mijë ndërhyrje kirurgjikale.

Mjafton një operacion i dështuar për tu kthyer në të kundër për të gjithë trupën e mjekëve,. Për të gjithë shërbimin tonë kombëtar shëndetësor. Dhe patjetër kur ndodh që brenda këtij shërbimi identifikohen individë apo veprimtari që e njollosin bluzën e bardhë sigurisht kostoja e reputacionit është shumë e lartë. E pamerituar për të tjerët, janë të gjithë që e paguajnë. Në fund të ditës për të gjithë ata që e dinë se çdo të thotë në sistemin shëndetësor pjesa pozitive është ajo që dominon.

Onkologjiku u bë shkas për të ulur kokën të gjithë së bashku për fakte që nuk nderojnë askënd, takuam disa pacientë që ishin shumë të kënaqur me shërbimin. Dhe unë po i thosha drejtores dhe ministres që opinioni ushqehet me negativitet të madh për shërbimin shëndetësor nga ata që nuk kanë marrë ndonjëherë shërbim në spital. Pjesa dërrmuese e atyre që kanë marrë shërbim e kujtojnë për mirë. Jo për keq. Keni pacientë që kanë kaluar në kujdesin tuaj dhe ju janë mirënjohës. Puna juaj dhe e jona është që të vazhdojmë të adresojmë problemet dhe të ngremë nivelin se e mira nuk ka fund.

Po ndodh...