Debate të ashpra në shtëpi, kontakt fizik mes Angelos dhe Senos

Një situatë mjaft e tensionuar ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku një debat i ashpër mes Angelo dhe Seno ka degraduar jo vetëm në fjalë të rënda, por edhe në një kontakt të vogël fizik, duke ngritur alarmin mes banorëve dhe publikut.
Shkak i përplasjes është bërë mënyra e komunikimit të Senos ndaj vajzave në shtëpi, gjë që u kundërshtua ashpër nga Angelo. Ky i fundit mori hapur rolin mbrojtës, duke deklaruar se në këtë format, por edhe jashtë tij, ngritja e zërit ndaj vajzave është e papranueshme.
Debati u ndez shpejt dhe u shoqërua me replika të forta nga të dyja palët:
Angelo: “Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.”
Seno: “E di unë kujt i bërtas.”
Angelo: “Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.”
Seno: “S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.”
Angelo: “Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo.”
Seno: “Rri urtë! Usht!”
Angelo: “S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.”
Seno: “Ty si strateg… s’do të lë të flesh deri në fund.”
Angelo:“Sapo i humbe të gjithë sot.”
Toni i ashpër dhe fjalori i përdorur e bënë situatën të pakëndshme, ndërsa banorët e tjerë u përpoqën të qetësonin gjakrat dhe të shmangnin një përshkallëzim të mëtejshëm. Momenti u konsiderua nga shumë ndjekës si një nga episodet më të forta të këtij edicioni.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
